Sherbimi i veres eshte nje detaj kyc qe ne restorant Panorama ne Maminas ofron per ju.
Shërbimi i verës në një restorant nuk ka pse të jetë i komplikuar, kështu që për të gjithë ata që hasin vështirësi në shërbim, ja ku kemi një shkrim te shkurter i cili sqaron dhe detajet më të vogla të këtij procesi.
- Ruajtja e verës në temperaturat e duhura të shërbimit
- Vera e bardhë dhe roze’ shërbehen të ftohta.
- Vera e kuqe shërbehet me temperaturën e dhomës.
- Hapeni verën e kuqe menjëherë pas prezantimit tek klienti për të siguruar që të marrë “frymë”.
- Hapja e shishes së verës
- Përdorni hapësen e quajtur “Miku i kamarierit” (shih foto këtu).
- Hiqni mbrojtësen e tapës me pjesën e mprehtë të hapëses (thikën e vogël).
- Futeni hapësen në pozicionin dhe thellësinë e duhur.
- Poziciononi kapësen e hekurt në pozicionin e ngritjes dhe sigurohuni të jetë e shtrënguar mirë në atë pozicion.
- Nxirreni tapën në mënyrë të pastër duke e ngritur gradualisht sipër.
- Përdorni një pecetë të pastër për të pastruar grykën e shishes.
- Hiqni tapën nga hapësja dhe merrini erë për tu siguruar që vera është e konsumueshme.
- Lejohet që ta vendosni tapën në një pjatë në krah të tavolinës, në mënyrë që klienti ti marrë erë nëse dëshiron.
- Hedhja e verës
- Ofrojini pak verë në gotë klientit në mënyrë që ta provojë dhe të aprovojë zgjedhjen nëse është i kënaqur.
- Mbajeni shishen në pozicionin e hedhjes, duke mbajtur një pecetë nëse duhet.
- Hidhni verën në gotën e duhur, duke u siguruar që shishja të mos prekë buzët e gotës.
- Vazhdoni të hidhni verë në gotë deri sa të arrihet niveli maksimal diametrit të mesëm të gotës.
- Rrotullojeni lehtësisht shishen kur po mbaroni hedhjen në gotë, në mënyrë që të evitoni pikimin e verës në tryezë.
- Mos derdhni verë në pjesën e jashtme të gotës ose mbi pecetë!
- Tregohuni të kujdesshëm të evitoni hedhjen e sedimenteve ndërsa vera i afrohet fundit të shishes.
Restorant Panorama ne Maminas ju fton te vizitoni website-in tone dhe te rezervoni tavolinen tuaj. Ju mirepresim.