zog-fshati-panorama-ne-maminas

Një nga traditat e hershme të kuzhinës shqiptare, tipike e fshatrave në të gjithë vendin. Dikur ky gatim përgatitej nga gratë e fshatit kur shtëpinë e vizitonin mysafirë.

Sot, kjo recetë është shndërruar ndër më populloret e restoranteve tradicionalë shqiptare, shija e të cilës lë pa mend këdo që e provon veçanërisht turistët e huaj.

Një kombinim perfekt i mishit të njomë të zogut të fshatit dhe pilafit të shkrifët të përgatitur me lëngun e tij.

I plotësuar me domate të freskëta, erëza të ndryshme të freskëta, kjo pjatë i lë pak vend fantazisë për shijen e saj pasi të përfshin tërësisht ndërsa të tërheq së bashku nepsin dhe oreksin.

Ky gatim shoqërohet në mënyrë të shkëlqyer me më të mirat zahire të kuzhinës shqiptare, duke nisur nga turshitë e përgatitura vet, tek salca e freskët e kosit, e patatet e furrës dhe deri tek sallatat e freskëta si ajo jeshile, spinaq e rukola apo edhe perimet e pjekura apo të zgarës.

Restorant Panorama në Maminas ka në ambjentin e saj dhe një hapësire  kushtuar zogjve të fshatit që gatimet tona të jenë bio dhe të freskëta.

Ju mirëpresim të kaloni një dite të këndshme. Vizitoni website-in tonë për më tepër informacion.