Gjatë muajve të fundit, shumë çifteve u është dashur të marrin vendimin për të anuluar apo shtyrë dasmat e tyre, për shkak të pandemisë së koronavirusit. Dhe ndërsa gjërat fillojnë të hapen ngadalë, nuk rekomandohen grumbullime në numër të madh njerëzish, gjatë muajve në vazhdim, veçanërisht me një valë të dytë të mundshme të virusit që pritet të godasë në vjeshtë.
Industria e dasmave është përshtatur shpejt me këtë periudhë, por mund të ketë disa ndryshime kryesore, deri sa gjërat të kthehen në normalitet. Ndërsa dasma në tërësi do të mbetet e njëjtë, procesi i planifikimit mund të duket pak më ndryshe në të ardhmen.
Ja 4 mënyra sesi industria e dasmave do të ndryshojë nga pandemia!
Planifikimi i dasmave do të jetë më virtual. Shumë çifte po i marrin veshjet e tyre (fustan dhe kostum) online dhe i provojnë në shtëpi. Kjo mund të vazhdojë për një kohë të gjatë.
Shumë kompani gjithashtu do të shkojnë në internet për herë të parë, veçanërisht ato në industrinë e eventeve që mbështeten shumë në përvojat e personave. Bizneset do të duhet të mendojnë në mënyrë krijuese për të përfshirë kufizimet që janë vendosur në mbledhje dhe të integrojnë një formë të teknologjisë në biznesin dhe komunikimet e tyre, ndërsa ecim përpara.
Shëndeti dhe siguria do të kenë edhe më shumë përparësi. Do të ndiqen procedurat e duhura që anëtarët e stafit të mos kenë kontakt me ushqimin apo pijet. Tani çdo gjë do të jetë vetëshërbim.
Dasma do të jetë më e vogël, do të reduktohet shumë numri i të ftuarve.
Ju ftojme te vizitoni website-in tone per te rezervuar diten tuaj me te lumtur.