Restorant Panorama ne Maminas ofron per ju nje staf te kualifikuar dhe cilesor. Detajet jane ato qe bejne diferencen dhe njera prej tyre eshte shtrimi i tavolines.
Elementët që na duhen për të përgatitur një tavolinë.
- Mbulesë tavoline;
- Pjata;
- Aksesorët e tavolinës;
- Gota e ujit, verës, etj.;
- Pecetat;
Aksesorët dekorativë të tavolinës:
- Lule Natyrale;
- Qirinj dekorativë;
Përgatitja e tavolinës
* Vendoset pjata e poshtme në të cilën nuk shërbehet por ndihmon në vendosjen e pjatave sipas rradhës së shërbimit. Në këtë mënyrë tryeza do të qëndrojë me estetike dhe e pastër.
* Vendosim aksesorët si: lugë, pirunj, thika, për aq pjata sa do shërbehen.
- Piruni qëndron gjithmonë në të majtë;
- Thika në të djathtën tonë me tehun nga brenda sotopjatës.
- Luga po ashtu si thika vendoset në të djathtë.
* Sipër pirunit kryesor vendoset pjata e bukës dhe e gjalpit shoqëruar me thikën përkatëse.
* Vendosim gotat për aq pije sa do shërbejmë (uji, vere, birre, rakie, etj).
Vendosja e gotave bëhet sipas gjatësisë së tyre. Gota më e shkurtër qëndron sipër tehut të thikës dhe kështu me rradhë.
* Në fund vendosen pecetat që duhet të jenë në harmoni me ngjyrën e mbulesës së tavolinës.
Ju ftojme te vizitoni website-in tone dhe beni rezervimet tuaja.