pastertia-e-restoranteve

Restorant Panorama ne Maminas ofron per ju nje staf te kualifikuar dhe cilesor. Detajet jane ato qe bejne diferencen dhe njera prej tyre eshte shtrimi i tavolines.

Elementët që na duhen për të përgatitur një tavolinë.

  • Mbulesë tavoline;
  • Pjata;
  • Aksesorët e tavolinës;
  • Gota e ujit, verës, etj.;
  • Pecetat;

Aksesorët dekorativë të tavolinës:

  • Lule Natyrale;
  • Qirinj dekorativë;

 

Përgatitja e tavolinës       

*  Vendoset pjata e poshtme në të cilën nuk shërbehet por ndihmon në vendosjen e pjatave sipas rradhës së shërbimit. Në këtë mënyrë tryeza do të qëndrojë me estetike dhe e pastër.

* Vendosim aksesorët si: lugë, pirunj, thika, për aq pjata sa do shërbehen.

  • Piruni qëndron gjithmonë në të majtë;
  • Thika në të djathtën tonë me tehun nga brenda sotopjatës.
  • Luga po ashtu si thika vendoset në të djathtë.

* Sipër pirunit kryesor vendoset pjata e bukës dhe e gjalpit shoqëruar me thikën përkatëse.

* Vendosim gotat për aq pije sa do shërbejmë (uji, vere, birre, rakie,  etj).

Vendosja e gotave bëhet sipas gjatësisë së tyre. Gota më e shkurtër qëndron sipër tehut të thikës dhe kështu me rradhë.

* Në fund vendosen pecetat që duhet të jenë në harmoni me ngjyrën e mbulesës së tavolinës.

Ju ftojme te vizitoni website-in tone dhe beni rezervimet tuaja.